Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pesë ditë pas kërcënimeve të deputetit të PDSH-së Zijadin Sela se do t'i vinte zjarrin Kuvendit, deputeti i BDI-së Arben Llabenishta, i sapo kthyer nga kurbeti, sot në punimet e komisionit për punë dhe politikë sociale i ofroi shkrepësen Selës. Gjithë ky debat u zhvillua pas akuzave të deputetit të PDSH-së Zijadin Sela që bëri në adresë të BDI-së, se me 15 mijë amendamentet BDI po i bën hyzmet mendjes së vet. Sela u kujtoi deputetëve të BDI-së votat që dhanë për Gruevskin në votëbesim, me gjithë qëndrimin e tij të prerë se ligji i branitellave do të kalojë ndërsa asnjëherë nuk do të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së.
"Në momentin që votuat për këtë kryeministër, votuat edhe për ligjin e branitellat, votuat që mos të ketë ligj për UÇK-në dhe votuat që edhe shkollat në Çair mos ndryshohen me emra shqip. E gjithë kjo pjesa tjetër është lojë, teatër i cili fatkeqësisht po bëhet nga mazhoranca. Problemi është shumë esencial, duhet vendim politik, i fortë në Qeveri aty ku jeni me Gruevskin, ndryshe nuk mund ta pengoni këtë ligj", tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.
"Më e reja është që kolegu Sela e ka thënë në Parlament do ti vëmë zjarrin parlamentit, kështu ndalohet mos kalimi i një propozim ligji. Unë edhe një herë e them se ky ligj nuk ka për të kaluar se nuk e lejojnë 15 mijë amendamentet e BDI-së, të mos e dinte këtë do të ishte gjë tjetër. Unë po them publikisht nëse mendon që nëse mendon, se ajo që është rruga për ta ndaluar dhe ju e ndaloni, ne nuk dinim, atëherë ja shkrepsa nëse ju mungon" , u shpreh Arben Llabunishta, deputet i BDI-së.
Në debatin për premtimet e BDI-së për zgjidhjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së, Sela përkujtoi rastin e të ndjerit Ibrahim Sulejmanit.
"Flasim për të drejtat e ish ushtarëve të UÇK-së askush nuk e përmend rastin e Ibrahim Sulejmanit , njeri i cili 11 vite pas sjelljes së ligjit për amnisti vazhdonte të mbetej në burg, kërkosh nuk jep llogari kush dhe përse e burgosi. Deklaratën e ministrit tuaj të drejtësisë Bexheti se rasti i Ibrashimit është rasti i parë që do zgjidhet pas interpretimit të ligjit, si u zgjodh me vdekjen e tij? Kush mban përgjegjësi? ", pyeti Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.
Edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri tha se 15 mijë amendamentet e BDI-së nuk m und të parandalojnë pr/ligjin e Branitellave.
"Edhe ky ligj do të përfundojë si ligjet dhe projektet tjera. BDI-ja thonte se nuk do të ketë kishë në qendër të Shkupit, mirëpo ja, tash kisha lulëzon, bile ja ka zënë fytyrën edhe Nënë Terezës", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale Cvetanka Ivanova, tha se situata në komision, pas dorëzimit të 15 mijë amendamente, përbën një teatër, pasi, shërbimet e Kuvendit kanë lejuar që të futen edhe amendamente boshe.
"Doja ta lexoja amendamentin dhe dua që kamerat ta regjistrojnë. Ky amendament thotë kështu: Në nenin bosh, paragrafi bosh, ndryshohet dhe bëhet! Unë si kryetare e këtij trupi punues, po pyes! A është kjo qasje e shërbimeve, pjesë...

Category

📺
TV
Comments

Recommended