Besimi: 'Vazhdojmë me reformat drejt anëtarësimit në NATO'

  • 9 years ago
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi ka vizituar sot Kazermën "Kuzamn Josifoski Pitu" në Tetovë, me qëllim të njoftimit të ushtarëve dhe eprorëve me reformat që janë duke u realizuar në Armatën e Maqedonisë. Besimi tha se përkundër sfidave buxhetore që ka pasur ARM-ja këtë vit, është arritur të bëhen disa ndryshime siç janë uniformat, këpucët dhe investime tjerë për ngritjen e imazhit të ARM-së ndërsa ka shprehur vendosmërinë e realizimit të të gjitha reformave për anëtarësimin e vendit në NATO. Ministri i Mbrojtjes po ashtu ka njoftuar ushtarët e Kazermës së Tetovës edhe me incidentin e një dite më parë që ka ndodhur me ushtarët e Maqedonisë në përbërje të misionit ISAF në Afganistan të cilët kishin qenë në shënjestër të një sulmi, por që fatmirësisht ka kaluar pa pasoja.
"Këtë vit arritëm të realizojmë 85 për qind në radhët e ARM edhe përkundër sfidave në buxhet, arritëm një pjesë të ushtrisë të furnizojmë me uniforma të reja dhe deri në fund të vitit edhe pjesa tjetër do furnizohet me uniforma dhe çizme. Me rëndësi është se ne do vazhdojmë me reformat drejt anëtarësimit në NATO, dhe nuk do lejojmë në asnjë mënyrë që buxheti të jetë shkas i ndonjë kushtëzimi për anëtarësim në NATO. Gjegjësisht të gjithë nevojat që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në misionet e ndërkombëtare standardet për në NATO dhe reformat, do jenë pjesë inkoorporuese e buxhetit dhe do jepet përgjigje pozitive nga ana jonë për anëtarësim në NATO", deklaroi Fatmir Besimi, ministër i mbrojtjes. Alsat-M

Recommended