Halimi: 'Ministria nuk përfillë kërkesat e shkollave të Tetovës'

  • 9 years ago
Komuna e Tetovës ka akuzuar sot Ministrinë e Arsimi se nuk përfill aspak kërkesat e shkollave të Tetovës të cilat kanë nevoja dhe probleme të mëdha. Kreu i sektorit për punë publike, Iljaz Halimi tha se ministria e arsimit me kohë është njoftuar për problemet por pavarësisht kësaj kërkesat që kanë bërë shkollat mbeten të paralizuara. Sipas Halimit, ende ka nxënës që nuk i posedojnë të gjitha librat e nevojshëm, dhe për këtë shkak nxënësit dhe prindërit vazhdimisht ankohen. Ai ka bërë të ditur po ashtu se disa tekste shkollore siç janë "Natyra" për klasën e katërt, "Historia" për klasën e gjashtë dhe të tetë , "Gjeografia" për klasën e gjashtë, "Arsimi muzikor" për klasën e pestë etj. vazhdojnë të jenë nga autor maqedonas dhe me përmbajtje fyese për shqiptarët
"Edhe këtë vit shkollor në shumë shkolla mungon kuadri i nevojshëm teknik dhe ai profesional. Në kërkesat e 11 shkollave fillore për punësimin edhe të 31 kuadrove për punë teknike dhe profesionale,përgjigja nga MASH është negative,që do të thotë se asnjë punësim i ri nuk është lejuar. Qeveria dhe MASH në mënyrë selekive ndan mjete për kulturën dhe nevojat tjera që kanë shkollat dhe kjo shihet më së miri në buxhetin e projektuar për vitin 2013, ku me bllok dotacione nuk parashihet as edhe një denar për zhvillimin e kulturës në Komunën e Tetovës", deklaroi Iljas Halimi, përgjegjës për arsim në Komunën e Tetovës. Alsat-M

Recommended