Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Greqia duhet të miratojë patjetër shkurtime shtesë në vlerë prej 1 miliardë euro në mënyrë që të realizojë qëllimet buxhetore për vitin 2015-2016. Kjo parashikohet në raportin e Komisionit Evropian për ekonominë greke. Një gjë e tillë do të thotë se në vend të 2.8 miliardë eurove, Greqia duhet të miratojë masa plotësuese kursimi në vlerë prej 1 miliardë euro, me të cilat do të kursej gjithsej 3.8 miliardë euro. Këto masa u sugjeruan pas lëshimit që bënë kreditorët ndërkombëtarë, duke i dhënë Greqisë një afat kohor shtesë prej 2 vjetësh për kthimin e borxheve. Ndërkohë, pas miratimit të masave të reja të kursimit, si dhe një buxhet akoma më të ulët për vitin e ardhshëm, nga parlamenti grek, shumë të punësuar në institucionin ligjvënës po kërkojnë arsye që të dalin më herët në pension. Deri para disa vitesh, të ardhurat shtesë të këtyre nëpunësve shtetëror kishin qenë në vlerë prej 300 mijë eurosh, ndërsa, para një viti ato u shkurtuan në 120 mijë. Kjo do të thotë se ata kanë pasur 3-4 herë të ardhura më të larta se sa nëpunësit e tjerë shtetëror. Ivan Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended