Qeveria vendos masa për firmat greke

  • 9 years ago
Qeveria nuk do të tolerojë firmat greke që paratë e fituara në Maqedoni, t'i transferojnë nga bankat tona jashtë shteti. Vetë ministri i financave, Zoran Stavrevski informoi se një pjesë e firmave greke që punojnë në Maqedoni, marrin kredi nga bankat në Maqedoni dhe në vend që ato para t'i investojnë këtu, i dërgojnë si huazime dhe mbështetje për firmat e tyre amë në Greqi. Për të penguar derdhjen e kapitalit të tillë, shteti tashmë ka kërkuar nga bankat që të tregohen të kujdesshme dhe të marrin mbulime më të mëdha, pra hipoteka për ato kredi, në mënyrë që të krijojnë më shumë siguri se paratë e dhëna do t'u kthehen.
"Banka Popullore kërkoi nga bankat e tjera, të ndajnë rezerva më të mëdha për situata të tilla, për kompani të cilat i dërgojnë paratë i dërgojnë diku tjetër. Prandaj, nga ky aspekt, duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate rreziku për bankën, dhe banka për humbjet e mundshme duhet të ndajë më shumë rezerva, gjë që i bën më pak tërheqëse kreditë dhe në atë mënyrë, përmes masave të detyrueshme të Bankës Qendrore, do arrijmë ta pengojmë këtë dukuri", deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Me qëllim që në bankat e vendit të mbeten sa më shumë para, qeveria vendosi të mos tatojë të ardhurat nga kamata e kursimeve të qytetarëve. Kjo masë do qëndrojë në fuqi deri sa vendi të anëtarësohet në BE. Tatimi i tillë duhej të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm, por tani për shkak të shtyrjes së kësaj mase, praktikisht bankat do kenë kapital më të madh që do e ofrojnë atë si kredi për zhvillimin e ekonomisë vendore. Për momentin, shuma e përgjithshme e depozitave në bankat vendore është 238 miliardë denarë, prej të cilëve 71për qind janë kursime të popullatës, ose rreth për 9 për qind më shumë se shtatori i vitit të kaluar. Verica Pavlloska

Recommended