Projekt ligji për mediat në debat publik

  • 9 years ago
Propozim-ligji për mediat, nga java e ardhshme do të vihet në debat publik. Kështu paralajmëroi Ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski duke shtuar se gjatë këtij debati, vërejtje dhe komente do të mund të japin edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Radiodifuzion, Sektori Joqeveritar, qytetarët dhe të gjitha institucionet relevante.
"Pasi të vërtetohen dhe të komentohen të gjitha vërejtjet, propozim-ligji do të dërgohet përsëri në procedurë qeveritare. Ai ende është si draft-version, në të cilin është punuar bashkë me ekspertë të TAIEX-it. Propozim-ligji për mediat do të dërgohet në debat publik gjatë javës së ardhshme të cilin do të mund ta komentojnë Shoqata e Gazetarëve, Këshilli për Radiodifuzion dhe të gjitha institucionet relevante, qytetarët dhe organizatat joqeveritare", tha Ivo Ivanovski, Ministër i Shoqërisë Informatike.
Ivanovski edhe sot nuk deshi të komentonte se çfarë ndryshimesh do të sjellë ky propozim-ligj i ri. Dy ditë më parë, ai theksoi se do të ketë sanksione dhe reduktime të serialeve turke nëpër media. Sipas tij, dinamika e miratimit të këtij propozim-ligji do të varet nga vërejtjet që do të kenë palët e përfshira në debatin publik. Valmir Kuçi

Recommended