Nesër greva e mjekëve, pritet kaos nëpër spitale

  • 9 years ago
Nesër në ora 7:30 fillon greva e mjekëve në organizim të sindikatës së pavarur të klinikës, e cila është paralajmëruar se do zgjasë në kohë të pacaktuar. Nga Sindikata thonë se në grevë do hyjnë një numër më i madh i institucioneve shëndetësore publike në vend. Mjekët vendosën për grevë pas bisedimeve të pasuksesshme me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov lidhur me kërkesat e tyre për ndryshimin e modelit të pagesës sipas punës dhe rritjen e rrogave të tyre. Nga sindikata sigurojnë pacientët të se nuk do e vendosin në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre.
"Sipas mundësive do të kontrollohen të gjithë pacientët, por do shërohen vetëm ata që e kanë të patjetërsueshme ndihmën. Analizat tregojnë se greva e realizuar në këtë mënyrë nuk e rrit rrezikun për pacientët tanë", deklaroi Nikolla Gramatnikovski, sindikata e pavarur e qendrës klinike.
Ndonëse nga sindikata njoftuan se janë plotësuar të gjitha kushtet për grevë, drejtori i klinikës së toksikologjisë, Andon Çibishev sqaroi se tek ai nuk ka mbërritur lista e grevistëve, prandaj klinika e tij nesër do punojë me tërë kapacitetin e saj.
"Klinika toksikologjike universitare do punojë me tërë kapacitetin e saj, sepse deri më sot nga përfaqësuesit e sindikatës nuk kam marrë listën e të punësuarve që do dalin në grevë, e që është detyrim ligjorë i tyre. Në disa ditë të fundit shpërndahen informata se unë për shkaqe partiake dhe politike bëj presion ndaj të punësuarve për të mos dalë në grevë, prandaj unë vendosa ta njoftoj opinionin se klinika nuk do dalë në grevë", u shpreh Andon Çibishev, drejtor i klinikës toksikologjike.
Çibishev sqaroi se nga 72 të punësuarit në klinikë, 14 janë anëtarë të sindikatës së pavarur, por deri tek ai nuk kishte ardhur informacioni se ata do dalin në grevë, në mënyrë që klinika të riorganizonte orarin e punës. Në grevat e mëparshme paralajmëruese të mjekëve gjatë pauzave, drejtori Çibishev përmendej si një nga drejtorët që bën presion ndaj të punësuarve në klinikën e tij që të mos dalin në grevë. Bojana Simonoviq

Recommended