Hakmarrja për vrasjen e 9 vjeçarit, atentat vëllezërve Shkreta

  • 9 years ago
Atentat ndaj vëllezërve Shkreta në Fushë-Mamurras, njëri ka mbetur i vdekur dhe tjetri është plagosur. Policia e Kurbinit deklaroi fillimisht se është plagosur me armë 20 vjecari Emanuel Shkreta, ndërsa u theksua se një kufomë ishte gjetur disa kilometra larg vendit ku u plagos 20 vjecari. Sipas informacioneve paraprake të policisë dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Por pas verifikimeve u vërtetua se bëhej fjalë për një atentat ndaj dy vëllezërve Shkreta, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur Gentian Shkreta, ndërsa u plagos i vëllai, Emanuel Shkreta. Vrasja ndodhi pasditen e 4 nëntorit.

Recommended