Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Siri është kthyer kursi i masakrave. Tani janë kryengritësit ata që po i kthejnë haraçin forcave të regjimit, duke kryer masakra dhe krime lufte. Kombet e Bashkuara njoftuan sot se do të ekzanimojnë me kujdes një video që ka pushtuar rrjetet sociale, e që tregon ekzekutime pa gjyq të ushtarëve sirianë, në veri të vendit. 10 ushtarët, para se të vriteshin, janë rrahur barbarisht. Një akt i tillë përbën krim lufte, dhe shkelje të qartë të Konventave dhe akteve të të Drejtës Humanitare. Paralajmërimi u bë nga Gjeneva, nga zyra e komisionarit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
"Ne duhet ta ekzaminojmë atë me kujdes. Por çështja është e tillë, këta ushtarë nuk ishin në pozitë ndërluftuese, kështu që, dhunimi dhe ekzekutimi i tyre përbën krim lufte. Fatkeqësisht, ky mund të jetë thjesht akti i fundit i zinxhirit të atyre që kemi dokumentuar..... Ne i bëjmë sërish thirrje palëve në konflikt, të respektojnë të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, atë humanitare... kjo video, nëse verifikohet, nëse detajet janë të qarta, mund të jetë një fakt i fuqishëm", deklaroi Ruber Kolvil, zëdhënës i Komisionerit Navi Pillaj.
Vetëm dje u shënua vrasja e të paktën 78 ushtarëve qeveritar, shumica e të cilëve nga sulmet në pikën e kontrollit të ngritur në qytezën Idlib, në veri të vendit. Aktet e tilla i ka pranuar edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili theksonte se në harkun kohor të 24 orëve të djeshme, u shënuan 184 viktima, 104 prej të cilave ishin civilë dhe kryengritës. Sipas Observatorit, vetëm sulmet ndaj pikave të kontrollit në afërsi të Sarakabit, shënuan të paktën 45 ushtarë të vrarë, ndërsa numri total i ushtarëve ishte 78. Pas vrasjeve, kryengritësit morën guximin të ngarkonin videot e filmuara, nëpër ueb-sajte të ndryshme, për të dëshmuar epërsinë e tyre ndaj forcave qeveritare. Në video tregohet kapja dhe ekzekutimi gjakftohtë i ushtarëve. Admir Qose

Category

📺
TV
Comments

Recommended