Shkupi, i përçarë për rekomandimin e KE-së

  • 9 years ago
Shkupi zyrtar mbetet i përçarë rreth rekomandimit të komisionarit Fyle për zgjidhjen e emrit në fazën e hershme. Dallimet më opinion u nxorën në pah pasi ministri i jashtëm Nikolla Popovski një ditë më parë deklaroi se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen si bilaterale ndërsa aspirata evropiane e vendit duhet të jetë faktor lehtësues për kapërcimin e problemit me Greqinë.
"Dilema ime është nëse Qeveria pajtohet me planin e promovuar të KE-së dhe nëse e mbështet dhe këtë nuk e them vetëm për shkak të deklaratës së djeshme të Popovskit por edhe duke u bazuar në disa sinjale që në ditët e fundit mbërrijnë nga një pjesë e partnerëve tanë ndërkombëtar të cilët paralajmërojnë përmbajtjen e Maqedonisë për planin e Komisionarit Fyle, paralajmërojnë se Qeveria duhet të tregojë besueshmëri ndaj këtij plani dhe të jetë aktor aktiv në dëshirën që ai plan të zbatohet se përmbajtja e deritanishme huton KE-në dhe shtetet anëtare nëse Maqedonia pajtohet me qasjen e KE-së", tha Vasko Popetrevski, gazetar.
Deputeti i VMRO DPMNE-së dhe ish ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski tha se Maqedonia ka shanse reale që në dhjetor të marrë datën për negociata por të kushtëzuar për një periudhë 6 mujore.
"Maqedonia ka shanse të mira që në dhjetor të marrë vendimin për fillimin e bisedimeve i cili do të jetë i kushtëzuar me reforma shtesë, përfshirë edhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore, si një kriter plotësisht jo i definuar, por kriter në të cilin pritet të tregohet vullnet i mirë. Një periudhë prove gjashtëmujore deri në qershorin e vitit 2013, kur zyrtarisht do të mundeshin të hapen bisedimet për anëtarësim. Kjo mund të ndodh por nuk mund të themi me siguri dhe garanci", u shpreh Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
"Do ta citoj komisarin evropian i cili tha se Komisioni Evropian është i gatshëm pa prolongime të propozojë kornizë bisedimesh dhe ky është lajm i shkëlqyeshëm, por pyetja ime është nëse Maqedonia është e gatshme për këtë. Nëse nesër zgjohemi dhe shohim se KE është e gatshme të hap bisedimet me Maqedoninë, ne a do të kemi ekip, strategji dhe plan për ata që do të ulen në anën tjetër, më vjen keq se këtu duhet të jem pesimiste", tha Radmilla Sheqerinska, LSDM.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i BE-së në Shkup Robert Lidhell tha se Maqedonia duhet të intensifikoj aktivitet në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët.
"Duhet të bëhet një përparim i caktuar nga sot deri në dhjetor, dhe me atë duhet të ndikohet në Bruksel dhe tek fqinjët, që të garantohet se të gjitha shqetësimet, problemet janë zgjidhur në mënyrën e duhur dhe se komentet që do të vijnë nga Bullgaria dhe memorandumi nga Greqia do të zgjidhen në mënyrë të përshtatshme, sepse ju duhet ta bëni këtë por me intensitet më të madh", u shpreh Robert Lidell, Misioni i BE-së në Shkup.
Nga ana tjetër zyrtari bullgar Dimitar Beçev, pohoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur dhe se Maqedonia duhet të punojë në drejtim të qasjes evropiane jo vetëm ndaj fqinjëve por edhe shteteve të tjera.
"U...

Recommended