Vjedhja e 150 metrave tel ka lënë pa energji elektrike rreth 120 familje të fshatit Ndërmenas në rrethin e Fierit.
Banorët, të cilët prej një muaj vuajnë mungesën e rrymës elektrike kanë protestuar gjatë paradites së sotme, ndërsa janë shprehur se ankesat e tyre pranë CEZ Shpërndarje kanë rënë në vesh të shurdhër.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments