Kërkesa për aplikim për letërnjoftime pranë sporteleve të MPB-së nuk ka dhe nëse një qytetarë dëshiron të plotësojë një të tillë duhet të paguaj 5 denar në kioskun brenda MPB-së për tu pajisur me një të tillë. Qytetarët që anketoi ALSAT-M thonë se kjo që po ndodh nuk është e drejtë dhe njëherit paraqet plaçkitje kur dihet se ato formularë janë pa-pagesë. Sipas qytetarëve, në sportelin për informacion të MPB-së u thuhet se për momentin nuk ka fletë-kërkesa për letërnjoftim dhe nëse dëshirojnë të marrin një të tillë pa-pagesë, ata duhet të shkojnë deri në stacionin policor Beko ose në të kundërtën të blejnë në kioskun aty brenda.
"Nuk është në rregull të paguhet kërkesa për letërnjoftim, ajo do të duhej të jetë falas, pa pagesë, por taksat administrative dhe harxhimet tjera normal që duhet të paguhen. Për letërnjoftimet, nëse janë formularët e tyre, të MPB-së, ato nuk paguhen, nëse merren tek policia aty në sportel, por nëse i merr jashtë, nëse nuk ka aty, normal që do ti paguash pasi ai që i shtet duhet të marr para".
"Në përgjithësi nuk e arsyetojë pagesën e kërkesave për marrje të letërnjoftimeve duke pasur parasysh situatën në shtet, por megjithatë kjo është kjo...ndonjë pagesë minimale, ndonjë harxhim manipulativ e arsyetojë por këtë jo".
"Nuk do të duhej të paguhen këto formularë".
"Nëse shteti qëndron personalisht pas kësaj, nuk do të duhej të paguhen këto formular por nëse është ndonjë kompani private, normal që do të marr para. Ne nuk e dimë kush qëndron pas kësaj.
Ndërkohë nga MPB sqarojnë se mungesa e fletë-kërkesave për aplikim për letërnjoftime është çështje teknike dhe të njëjtat sipas tyre jepen pa-pagesë para sporteleve pasi edhe në vetë ueb-faqen e MPB-së të njëjtat mund të shkarkohen falas nga çdo qytetarë sa herë që të dëshirojnë. Nga MPB gjithashtu informojnë se fletë-kërkesa të ngjashme ka edhe për dhënie të pasaportave, patentave të shoferit dhe të tjera. Valmir Kuçi
Comments