Nata e shtrigave, manifestime të pazakonta në Moskë

  • 9 years ago
Qielli mbi Moskë mbrëmë u ndriçua nga qindra llamba letre të punuara në dorë. Shumë qytetarë të kryeqytetit rus u tubuan në parkun Lendhafni, në veriperëndim të Moskës ku i prezantuan të ashtuquajturat 'kandila kinez'. Modelet ishin të ndryshëm, ndërsa qëllimi i njëjtë, të ndizet fitili ndërsa llamba të ngrihet lartë në qiell. Sipas të pranishmëve, teknologjia e përpunimit të tyre nuk ishte shumë e komplikuar. Vetëm është dashur të bëhet një balonë e thjeshtë nga letra dhe në pjesën e fundit të saj, përmes telit të metaltë të ngjitet një pjesë pambuku me alkool. Më pas ajri i ngrohur do e fryjë balonën dhe do e shtyjë lartë. Që spektakli të jetë më mbresëlënës, pjesëmarrësit janë dakorduar që të gjitha llambat të lëshohen njëkohësisht. Evenimenti është shoqëruar edhe me shumë zbavitje dhe muzikë, ndërsa me organizimin e këtij evenimenti paralajmërohet ardhja e "mbrëmjes së shtrigave". Karnavali i njohur sonte zhvillohet thuajse në tërë botën. Kjo ditë shpesh lidhet me ngjyrën e zezë dhe të portokalltë dhe sidomos me simbolin e kungullit që ndriçon. Aktivitetet që lidhen me këtë mbrëmje përfshijnë shumë zbavitje, vizita të "vendeve të mallkuara", ballo me maska, gdhendjen e kungujve dhe rrëfimin e përrallave të frikshme. Petar Bllazhevski

Recommended