Bolivia ka promovuar atraksionin e saj të pazakontë turistik. Një depo e lokomotivave të vjetra me avull që datojnë para shekullit të kaluar, u bë vendi më atraktiv turistik në këtë shtet të Amerikës së Jugut. Guidët turistik vizitorëve u tregojnë edhe historinë interesante që ka filluar në fund të shekullit të 19-të, kur inxhinierët britanikë kanë filluar të ndërtojnë hekurudhat për nevojat e industrisë në Amerikën e Jugut. Atëherë është ndërtuar edhe hekurudha e minierave në qytetin bolivian Ujuni. Një herësh me të janë bartur sasi të mëdha të mineraleve, por motorët e lokomotivave dhe zhurma nga pista hekurudhore shpejt kanë filluar ti shqetësojnë vendasit. Popullata ka protestuar në mënyrë masive dhe çdo ditë ka bërë presion mbi autoritetet lokale. Së shpejti ia kanë arritur qëllimit dhe hekurudha është zhvendosur. Megjithatë, lokomotivat e vjetra dhe vagonët ishin lënë në mes të shkretëtirës. "Varri" i lokomotivave të vjetra gjatë kohë ishte lënë në harresë, por vitet e fundit autoritetet boliviane prej saj bënë një atraksion të vërtetë turistik. Statistikat tregojnë se gjatë vitit të kaluar këtë vend e kanë vizituar më shumë se 20 mijë turistë nga disa pjesë të botës. Petar Bllazhevski
Comments