Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Era e vaniljes dhe çokollatës mbushi sot pasdite hollin e Qendrës 'Vero' në Shkup. Dhjetëra pastiçerë profesionist dhe amatorë nga Maqedonia e rajoni, për herë të katërt prezantuan krijimet e tyre në tortiadën ndërkombëtare të organizuar nga organizata humanitare "Engjëjt".
"Ky është një manifestim humanitar me karakter garues. Kështu i motivojmë të gjithë ata që marrin pjesë dhe në të dy kategoritë, në atë amatore, dhe profesioniste, që të shprehin imagjinatën e tyre dhe të bëjnë diçka që nuk shihet çdo ditë. Qëllimi kryesor është humanizmi", u shpreh Miki Angellovski, kryetar i "Engjëjt".
Ky manifestim është një mundësi e mirë për miqësi të ndërsjellë dhe për të fituar përvoja të reja, thonë pjesëmarrësit, midis të cilëve gjetëm edhe fituesin për dy here më radhë të këtij evenimenti.
"Ekspozojmë për herë të 3-të në këtë panair ndërkombëtar në Shkup. Fituam çmime për ëmbëlsirat për fëmijë. Për këtë jemi edhe më shumë të njohur në vendin tonë. Bëjnë figura sheqeri që konsumohen dhe janë me cilësi shumë të lartë", tha Dejan Milanoviq, pjesëmarrës nga Serbia.
Sa kohë nevojitet që të bëni një tortë të tillë?
"Kjo varet nga disponimi aktual, por nevojitet shumë përpjekje, të paktën 3 - 4 orë, vetëm për detajet", u përgjigj Dejan Milanoviq, pjesëmarrës nga Serbia
Dhe sa kohë që të hahet?
"Kjo hahet shumë shpejt ...", u shpreh Dejan Milanoviq, pjesëmarrës nga Serbia.
Pjesëmarrësit garojnë në dy kategori, punimin e tortës për fëmijë dhe të tortës klasike për festa. Të gjitha punimet janë të mrekullueshme, thonë nga juria profesionale, duke treguar detajet që duhet të kenë konkurrentët për çmimin e parë.
"Si çdo vit, ashtu edhe sivjet, u morëm vesh që së pari t'i shohim nga paraqitja, si duket tortat, të shohim ngjyrat dhe dekorimet. Përgatitja e tortës duhet të jetë sa më e natyrshme, pa shumë elemente shtesë. Me siguri, dekorimi më i mirë do të jetë vendimtar për tortën, por edhe cilësia", u shpreh Orce Petkovski, kretar i Jurisë.
Ndërsa më të rinjtë, e thanë njëzëri fjalën e tyre.
A të pëlqejnë tortat?
"Po"
Cila të pëlqen më shumë?
"Qeni"
A i shikove tortat? Cila të pëlqen më shumë?
"Qenushi"
Organizatorët e këtij manifestimi presin që gara e tortiadës të shndërrohet në traditë, duke theksuar se paratë e grumbulluara do të destinohen gjithmonë për qëllime humanitare. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended