Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Motin e qëndrueshëm dhe me diell, duhet ta harrojmë. Shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta që e kanë përfshirë vendin tonë prej sot, pritet të vazhdojnë të paktën deri në gjysmën e javës së ardhshme. Sipas parashikimeve nga Enti Hidro-Meteorologjik pritet që gjatë 24 orëve në shumë rajone të vendit, të bjerë shi më shumë se 50 litra për metër katrorë. Atmosferën e vërtetë të vjeshtës, do ta plotësojë edhe era e fortë që do të shoqërojë motin.
"Nesër, në disa vende, do të kemi edhe paraqitje të vetëtimave. Të hënën, në orët e paradites do të kemi reshje të fuqishme shiu, por gjatë ditës, nga veriu, pritet të ketë edhe një rrymë ajri të ftohtë. Kjo do të thotë se do të kemi ftohje të konsiderueshme, të cilën do ta ndjejmë në mbrëmje dhe në ditët në vijim", tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.
Edhe pse vjeshta po na kujton pamjen e saj të vërtetë, sinoptikanët presin që temperaturat e ulëta të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën. Sipas tyre, e enjtja do të shënojë ditën e fundit me shira lokalë, ndërsa temperaturat e ditës do të rifillojnë ngjitjen e lehtë, vetëm pas të premtes tjetër. Po ashtu, reshjet e shiut pritet të shkojnë në rënie, dhe të premten e javës tjetër, dielli të shndrisë sërish. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended