Kanë mjaftur 30 minuta reshje shiu që rrugë dhe lagje të shumta të qytetit të Lezhës janë përballur me vështërsi për shkak të nivelit të lartë të ujit, duke vështirësuar edhe lëvizjen e banorëve dhe automjeteve. Për të realizuar detyrimet e përditshme, qytetarët e Lezhës gjejnë si zgjidhje të vetme zbathjen për të kaluar nga pallatet drejt destinacionit të tyre.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments