Kryeministri pardje i qortoi gratë ndërsa sot edhe i përçau. Pas takimit me Gruevskin përfaqësueset e organizatave të grave jashtë dolën me qëndrime të ndryshme. Njëra palë thoshte se kryeministri nuk ka menduar t'i ofendon gratë me këtë deklaratë, se ata janë fajtore për numrin e vogël të fëmijëve në vend dhe se ajo deklaratë është interpretuar gabimisht, ndërsa të tjerat thanë se kryeministri ka ngelur në atë që e ka deklaruar.
"Kryeministri tha se mbetet në qëndrimin e tij", u shpreh Safka Todorovska, OGM.
"Jo, këtë ju e kuptoni kështu", reagoi kështu Liljana Popovska -- komision për mundësitë e njëjta për gratë dhe burrat.
"Unë nuk ndjeva se kryeministri kërkoi falje dhe nuk tha unë nuk mendova ashtu", kundërpërgjigjet Safka Todorovska, OGM.
"Absolutisht tha ashtu Sofçe", shprehet Liljana Popovska, komision për mundësitë e njëjta për gratë dhe burrat.
Para dy ditëve Gruevski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së VMRO-së deklaroi se gratë nuk lindin fëmijë të mjaftueshëm paraqesin problem për konkurrencën, për investimet, për shpenzimet dhe ndërtimin e rrugëve dhe në të njëjtën kohë flitet për, siç tha Gruevski, njëlloj të drejtash për gratë.
"Por, ka disa punë që nuk mund t'i bëjë Qeveria. Ajo është detyrë e të gjithëve ne individualisht në familjet tona. Secila grua dhe nënë meriton përkrahje pa rezervë nga burri dhe familja. Bashkëshortët nevojitet të duhen dhe respektohen. Këto janë vlera familjare të cilët nuk guxojmë t'i braktisim. Inkurajojmë të rinjtë tanë të martohen", u shpreh Nikolla Gruevski, Kryeministër.
Megjithatë, për numrin gjithnjë e më të vogël të fëmijëve që lindin në këtë vend ndikim të madh ka standardi i ulët jetësor dhe jetesa e shtrenjtë, vlerësojnë gratë.
Ndryshe, për mbajtjen e popullsisë minimumi është që një grua të ketë 2,1 fëmijë. Në Maqedoni mesatarja është 1,4 fëmijë për grua me çka Maqedonia është 35 për qind nën minimumin për mbajtjen e popullsisë. Natasha Stojanovska
Comments