Sekretari i Jashtëm Britanik Uilliwm Hejg deklaroi sot nga Prishtina, se harta e Ballkanit është mbyllur, dhe nuk ka më vend për diskutime për çështje territoresh. Hejg zhvilloi sot një vizitë në Prishtinë, ku u prit nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Titullari britanik vlerësoi takimin mes Thaçit dhe homologut serb Daçiq disa ditë më parë në Bruksel, dhe inkurajoi përparimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e quajti dialogun, thelbësor për të dy vendet, por vërejti se ai, nuk duhet të vazhdojë në pafundësi.
"Harta është mbyllur, në Europën Jug Lindore. Nëse Serbia dëshiron të jetë një vend kandidat për në BE, atëherë ajo duhet të hyni në dialog me Kosovën. Kështu që ne jemi shumë të qartë me Serbinë, dhe kam për ta përcjellë këtë mesazh edhe në takimin me ta sot. (Blic) Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe është vendimtar për dy vendet teksa ecin në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian", u shpreh Uilliwm Hejg.
Në takim, kryeministri Thaçi e njohu Hejgun me takimin me Daçiqin si dhe me zhvillimet politike në Kosovë. I pyetur se kur do të njohë Serbia shtetin e Kosovës, Thaçi theksoi se nuk pret që njohja të bëhet tani herët.
"Duhet të jemi realistë, nuk do presim që Serbia të njohë Kosovën muajt e ardhshëm. Por ka nisur tashmë një proces negociatash. Ajo që ne presim, është një sjellje evropiane e Serbinë në raport me Kosovën, dhe kjo të rezultojë me njohjen e Kosovës. Ky relacion evropian Kosovë-Serbi do të rezultojë me njohjen edhe të pesë vendeve të BE-së për shtetin e Kosovën dhe duhet të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Serbia vazhdon të kundërshtojë fuqishëm mundësinë për njohjen e Kosovës, dhe ka theksuar se qëllimi i bisedimeve me palën kosovare do të jetë vetëm normalizimi i raporteve drejt integrimit në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës i është vënë Beogradit si parakusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Shkëlzen Aqifi
Comments