Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Greqia gënjeu sërish! Komisioni Evropian përgënjeshtroi çdo marrëveshje mes autoriteteve greke dhe kreditorëve kryesorë ndërkombëtarë, BE-së, BQE-së dhe FMN-së, ndërkohë që qeveria greke kishte konfirmuar se gjoja kishte siguruar një afat dy vjeçar për të rregulluar buxhetin dhe deficitin e tij. "Përparim thelbësor, është shënuar në diskutimet me Greqinë, por marrëveshje ende nuk ka, pasi shumë çështje të rëndësishme vazhdojnë të mbeten ende evidente para arritjes së një marrëveshjeje globale", - konfirmoi Simon Okonër, zëdhënës i Komisionit Evropian i ngarkuar me çështjet ekonomike. Edhe Mario Dragi nga Banka Qendrore Europiane, e cila është pjesë e treshes kreditore, thuajse fjalë për fjalë, deklaroi të njëjtën gjë!
'Shqyrtimet nuk kanë përfunduar ende. E kuptoj progresin që është bërë deri diku, por disa pjesë duhen përcaktuar ende, dhe nuk jam në dijeni të arritjes së ndonjë marrëveshje deri tani. Nuk mund t'i komentoj më shumë këto zëra", tha Mario Dragi, President i BQE-së.
Kështu, për Greqinë ende nuk ka ndonjë afat kohor për të zbatuar masat e shtrëngimit, në këmbim të përfitimit të fondeve ndërkombëtare të ndihmës. Raportohet se Greqia ka kërkuar zgjatje të afatit aktual, nga viti 2014 për në vitin 2016, për të arritur qëllimet e uljes së deficitit. Ministri grek i financave, Janis Stornaras deklaroi dje se ishte arritur një marrëveshje për zgjatje të afatit, si pjesë e negociatave për reforma dhe shkurtime harxhimesh në vlerë prej rreth 13.5 miliardë eurosh, në mënyrë që Greqia të fitojë të drejtën e ndihmës ndërkombëtare. Pa ndihmën e radhës, prej rreth 31 miliardë eurosh, qeveria greke thotë se, në fund të nëntorit do të ngrejë duart lart, e dorëzuar në falimentim. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended