BFI, vizita urimi me rastin e festës

  • 9 years ago
Ka vazhduar edhe këtë vit tradita që me rastin e festës së Bajramit përfaqësues të lartë të spektrit politikë të vizitojnë institucionin më të larë fetar islam në Maqedoni, BFI-në, për ti uruar festën e madhe islame drejtuesve të BFI-së e me këtë edhe gjithë qytetarëve të tjerë të besimit islam. Kësaj radhe në BFI qëndruan zv/ kryeministri Musa Xhaferi i cili përcolli uratat për bajram në emër të qeverisë dhe subjektit të cilët i përket BDI-së dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
"Me këtë rast ishim këtu në qendrën e bashkësisë Islame që t'iu urojmë festën e kurban bajramit të gjithë besimtarëve mysliman, këtu në RM dhe gjithandej ku janë duke ju dëshirua që të kalojnë sa më mirë me familje, të bëjnë sakrificë për ata të cilët nuk i kanë kushtet që edhe ata të kalojën sa më mirë për këtë ditë feste dhe të ketë më shumë harmoni dhe paqe ndër besimtarët dhe popullin tonë shqiptarë", deklaroi Musa Xhaferri, zv/ kryeministër.
"Sigurisht një vizitë zyrtare dhe krejtësisht normale te drejtuesit e BFI për të shfrytëzuar rastin të uroj festën e Kurban Bajramit', atyre dhe gjithë qytetarëve të tjerë të Maqedonisë, që janë mysliman", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërkohë me rastin e festës së Kurban Bajramit, besimtarët islam janë uruar edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore presidenti, Ivanov, Kryetari i Kuvendit, Veljanovski, kryeministri Gruevski si dhe drejtuesit e partive politike. Ata në mesazhet e tyre kanë uruar për paqe, mirëqenie dhe tolerancë ndër-fetare si vlera universale të njerëzimit. Bedri Rexhallari

Recommended