Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Shkodër besimtarët myslimanë kremtuar ceremoninë e faljes se Kurban Bajramit pranë xhamisë Ebu Beker. Myftiu i qarkut të Shkodres imam Muhamed Sytari u ndal tek krimet e shumta që po ndodhin kohët e fundit në vendin tonë, duke theksuar se kthimi tek besimi në Zot është e vetmja zgjidhje. Sytari gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i gjakmarrjes. "Vëllezër dhe motra kemi nevojë sot në këtë ditë dhe si shembull i kësaj dite t'i zgjasim dorën e harmonisë dhe pajtimit njëri tjetrit. Është fol këto ditë, për gjakmarrjen, a ka shembull më fisnik dhe më të shenjtë sesa Pejgameri,i cili ka fal gjakun e axhës së tij prandaj iu bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që kanë hasmëri me dikë. Falni për hir të Allahut."- tha myftiu. (ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended