Berisha: Ke 8 muaj që s'shkon në PS, Ruçi: Je keqinformuar

  • 9 years ago
TIRANE- Seanca e sotme parlamentare u përfshi në akuza dhe kundër akuza mes kryeministrit Berisha dhe deputetëve të opozitës. Kryeministri Berisha akuzoi opozitën se cdo veprim që bëhet për të zbutur tarifat qytetarëve e konvertojnë në votë dhe e kundërshtojnë. Debati u zhvilluan teksa po diskutohej projekt/ligjin për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë "Hec Lana Bregas". Gjatë seancës Kryeministri akuzoi Arben Ahmetaj se si president i kompanisë "Hermes" i ka grabitur 15 milionë euro Telekomit. Më pas pati dhe replikë mes Berishës e Gramoz Ruçit. Sipas Berishës: Ruçi kishte 8 muaj që nuk shkelte në PS por për Kryetarin e Grupit PS, sjellja e sotme e kryeministrit kishte lidhje me faktin se ai nuk kishte mundur të përgjonte Asamblenë PS e cila u zhvillua pak ditë më parë. Ruçi: Të kanë keqinformuar o Lumzi, shkarkoji.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended