Balta dhe moti i lagësht nuk i kanë penguar britanikët që të ndërpresin sezonin garues me makina kositëse bari. Gara e fundit u zhvillua këtë fundjavë në Anglinë Jug-Lindore. Në këtë manifestim nuk dominuan sponsorët e njohur, megjithatë, gara është cilësuar si një ndër sportet më të preferuara në Britaninë e Madhe. Për vizitorët, edhe pse ndeshja është jo fitimprurëse, ajo është joshëse dhe atraktive, edhe kur ka mot të keq.
"Më pëlqen, toka me lagështi është më e mirë, vetëm se duhet që të përdoret mjeshtëri më e madhe për të pasur nën kontroll makinën kositëse. Nuk mund të ecni shumë shpejt, pasi makina duhet mbajtur gjithnjë nën kontroll", u shpreh Daniel Xhons, pjesëmarrës në garë.
Kjo 'Grand Pri' britanike e kositësve ishte e ndarë në 3 kategori. Kositëse me kuti për bar para, kositëse kabriole dhe kositëse të mëdha. Gjatë gjithë fundjavës, kositësit mbledhin pikë, të cilat shpalosen në një tabelë të përgjithshme. Nuk ka manovra ekipore, në rast se kositësit shfaqen dy apo tre persona, megjithatë, në garë janë lejuar modifikime të vogla të makinave kositëse. Edhe pse siguria është parësore, disa nga vozitësit kanë pasur përvoja jo dhe aq të këndshme, në garën e sivjetme.
"Kisha disa incidente të vogla, por fatmirësisht pa pasoja. Deri tani kam pasur 2 fitore, por kjo nuk mjaftoi për të fituar kampionin", u shpreh pjesëmarrës në garë.
Edhe pse në terren vërehet rivalitet i vërtet, jashtë garave të gjithë janë miq që duan të argëtohen.
"Edhe pse në fushë garojmë njëri kundër tjetrit, e gjithë kjo garë është një argëtim i mirë", u shpreh Jan Retklif, fitues i kategorisë së dytë.
Të gjitha garat e sezonit për 2012-të janë shoqëruar me kushte të vështira klimatike. Një gjë e tillë bëri që shumë kandidatë të mos paraqiteshin në garë. Gjithsesi, pas mbylljes, konkurrentët kanë tërhequr makinat kositëse, duke shpresuar se sezoni i radhës do të mbahet me mot të mirë. Petar Bllazhevski
Comments