Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Leshnicë të Epërme të komunës së Zhelinës sot u përurua godina e re shkollore investim ky i ministrisë së arsimit në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe disa kompani vendore. Me këtë investim është zgjidhur problemi shumëvjeçar me objektin e shkollës pasi rreth 30 nxënës procesin mësimor e kanë zhvilluar në baraka.
"Është arritur lëshimi i një objekti të ri, një godine të re shkollore në Leshnicë të Epërme të komunës së Zhelinës me të cilën në bashkëpjesëmarrje me komunën e Zhelinës normalisht ministria e arsimit ka investuar 2 milion e 500 mijë denar, pra 70% e mjeteve janë siguruar nga ministria e arsimit. U krijuan kushte optimale që nxënësit edhe të këtij vendbanimi kodrinoro- malor të komunës së Zhelinës tu mundësojmë kushte normale dhe optimale që të mund të zhvillohet procesi edukativo arsimor sikurse bashkë moshatarët e tyre që mësojnë vendbanimet urbane", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.
Për kreun e komunës së Zhelinës, përfundimi me sukses i këtij objekti shkollor nënkupton seriozitetin e komunës në drejtim të sferës së arsimit dhe arsimimit të secilit nxënës.
"Vendosëm që shkollën ta bëjmë dhe me këtë edhe njëherë të dëshmojmë se prioritet e kemi procesin edukativo- arsimor, arsimimin e nxënësve qoftë edhe për një nxënës. Numri i nxënësve është i vogël është 20 ndërsa ndonjëherë 30 dhe mundohemi që tu krijojmë kushte që këto nxënës të ndjekin procesin edukativo arsimor, të ndjekin mësimin në vendbanimin e tyre", deklaroi Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës.
Kreu i komunës Fatmir Izairi premtoi edhe ndërtimin në një afat sa më të shpejt të një fushe sporti në këtë vendbanim si dhe përmirësimin e infrastrukturës. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended