Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Me pjesëmarrjen e poetëve nga 30 vende të botës, mbrëmë në Tetovë është hapur Festivali i 16-të ndërkombëtarë i poezisë "Ditët e Naimit" ndërsa sot u zhvillua ceremonia e përurimit të laureatës së sivjemë, poeteshës nga Suedia Tua Forstrom e cila me këtë rast edhe mori si dhuratë logon e USHT-së nga rektori Vullnet Ameti.

"Është një përvojë e mrekullueshme për mua të vizitoj Tetovën dhe të takohem me ju, kjo është një gjë e madhe për mua për vizitoj Universitetin tuaj, është kënaqësi e madhe kjo për mua" , tha Tua Forstrom, laureate e FNP"Ditët e Naimit"

Drejtori i festivalit, Shaip Emërllahu tha se ky eveniment ka afirmuar kulturën shqiptare jashtë vend duke bashkuar në një vend poetë nga e gjithë botë. Ndryshe për anëtar nderi të manifestimit u shpall atdhetari Adem Demaçi i cili para të pranishmëve foli për nevojën e zhvillimit të manifestimeve të këtilla që ndihmojnë në forcën e kombit I cili këtë vit shënon 100 vjetorin e pavarësisë.

"Në rrugëtimin e tij 16 vjeçar janë ngritur dhjetëra ura dialogimi brenda njerëzve të letërsisë artit dhe kulturës shqiptare por edhe të kësaj botë kulturore shqiptare me atë të huaj. Dialogimi përmes një infrastrukture të një shënjuesi të këtij formati kulturor dhe letrarë me letërsitë e tjera ka bërë që shikimi shqiptarë për artin dhe kulturën në përgjithësi të formulojë edhe qasje të tjera që përkojnë me kohën" , tha Shaip Emërllahu, drejtor i festivalit

"Unë ju përshëndes nga zemra dhe nga shpirti duke ju uruar që këtë 100 vjetor ta përcjellim me ato që pati brenda vetes 100 vjetori e që më shumë na kaloi me gjak se sa me sefa, por ky ishte çmimi i domosdoshëm që të vinte kjo situatë që populli ynë përkundër të gjitha pakënaqësive që ka dhe problemeve, është më numër më të madh se kurdonjëherë, është më I përparuar se kurdo njëherë por mos u kënaqni me këtë që keni arritur sepse njeriu I kënaqur rri në vend dhe nuk përparon të mos jeni të kënaqur as për veten e as për kombin tonë", tha Adem Demaçi, anëtar nderi i FNP "DITËT E NAIMIT"

Recitimi i poezive shoqërohej nga tingujt e bukur të kitarës dhe violinës të studentëve të muzikës të USHT-së. Manifestimi letrar i poezisë "ditët e Naimit" dy ditët e ardhshme do të vazhdojë në Republikën e Kosovës. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV
Comments

Recommended