Vidhet Ali Ahmeti në Tetovë!

  • 9 years ago
Grabitet Ali Ahmeti në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Mbrëmë në hapjen e manifestimit të Ditët e Naimit në këtë Pallat ku është i vendosur edhe portreti i 100 pikturave i piktorit Miftar Mehmeti që simbolizon 100 vjetorin e pavarësisë, janë vjedhur portreti i liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe piktura e trazirave të Kosovës. Rasti ka ndodhur pas hapjes solemne të ekspozitës në manifestimin letrarë 'Ditët e Naimit' apo menjëherë pas hyrjes së mysafirëve në sallën e madhe, askush nuk e ka vërejtur momentin kur janë zhdukur dy pikturat e portretit.

"Mua më vjen keq sepse shumë shpejt duhet të udhëtoj për në Kosovë dhe sinqerisht nuk kam kohë të merrem me ripërsëritjen e pikturës, veçanërisht të demonstratave të Kosovës që është shumë pikturë e komplikuar. Ajo me siguri atij i ka pëlqyer e ka marrë, por mua më ka lënë shumë keq. Ajo për sonte ka marrë fund kjo por bashkë me 100 portretet e Nënë Terezës duhet të udhëtojë për në Kosovë piktura tjetër është portreti i Ali Ahmetit me siguri ndonjë adhurues i partisë", tha Miftar Memeti ,piktor.

Piktori Memeti u ka apeluar atyre që kanë marrë dy pikturat që ti kthejnë duke ju premtuar se pas përfundimit të ekspozitës së planifikuar në Kosovës të njëjtat do t'i pikturoj edhe një herë dhe do tua falë personave që i kanë marrë.

"Lus atë djalë që e ka marrë të ma kthen pastaj sërish do ia jap vetëm ta kryej obligimin tim për në Kosovë", tha Miftar Memeti ,piktor.

Rasti i vjedhjes së dy pikturave në pallatin e kulturës në Tetovë është paraqitur edhe në polici e cila po punon në gjetjen e të njëjtave. Bashkim Sulejmani