Reisi feston Kurban Bajramin të premten, muslimanët në Maqedoni të enjten

  • 9 years ago
Dita e parë e Kurban Bajramit në Maqedoni do të festohet me 25 tetor. Ky është vendimi zyrtar i Bashkësisë Fetare Islame, të cilën e ka miratuar së bashku me Komunitetin Mysliman të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës. Edhe pse këtë vendim e ka marë kreu i BFI-së ai vetë Kurban Bajramin do ta festoj ditën e premte në Arabin Saudite ku prej sot qëndron zyrtarishtë ka udhëtuar për në haxh. Përr pjesën më të madhe të botës myslimane dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë më 26 tetor e premte. Sipas hoxhës Remzi Isaku arsye për këtë është lidhja e festës së Kurban Bajramit me ditën e Arafatit, që bie të enjten më 25 tetor, ndërsa një ditë më vonë duhet të jetë Bajrami.
"Festa e Kurban Bajramit lidhet me një të drejtë ekskluzive ose me një akt që kanë të bën me ditën e Arafatit...do të thotë në ditën 25 është dita e Arafatit ndërsa në datën 26 është dita e Kurban Bajramit. Kjo polemikë ka ekzistuar edhe më herët, prandaj këtë përgjegjësi e kanë vetëm institucionet fetare, dhe këtë huti që ndodh dhe ose kjo polemikë më shumë i ka dhënë karakter politik se sa fetar. Nuk ka mundësi të jetë Dita e Kurban Bajramit në ditën e Arafatit" thotë hoxhë Remzi Isaku.
Sipas tij rregullat e caktimit të ditës së Bajramit bëhen me përcaktimin e hënës, ndërsa Turqia dhe disa shtete do ta festojnë më 25 tetor pasi këtë e kanë paracaktuar nga më herët dhe prandaj nuk e bëjnë ndryshimin e saj.
"Këtë përgjegjësi e kanë Institucionet dhe ne si mysliman duhet ta respektojmë për shkak të Unitetit që të mos bëjmë përçarje, ndërsa para madhërisë së Zotit kanë përgjegjësi ata, dhe unë kisha apeluar që kjo të merret në shqyrtim edhe një herë, pasi Bosnja dhe Serbia e kanë pasur në ditën 25 dhe tani e kanë kthyer e kanë bë më 26, mbarë bota islame diku 80% do ta kenë më 26", shprehet Isaku.
Sipas tij, me qëllim që qytetarët të mos kenë dilema lidhur me therjen e kurbanit, këtë ta bëjnë në ditën e dytë të Bajramit pra me 26 tetor. Bashkësia Fetare Islame edhe sot ka konfirmuar qëndrimin zyrtar të saj përmes një komunikate të firmosur nga tre krerët të Bashksive Fetare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria se dita e parë e Kurban Bajramit për besimtarët mysliman në këto vende është me 25 tetor. Vendet tjera të rajonit Barramin e festojnë të premten.

Semra Jakupi

Recommended