Korçë, 100 vjetori pa "Shtëpinë e Flamurit"

  • 9 years ago
KORCE - Shtëpia e Flamurit, ku në 1916 u shpall krahina autonome e Korçës do t'i mungojë 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Pavarësisht premtimeve për rindërtimin e saj, për t'ju bashkuar sërish monumenteve të kulturës, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë. E vetmja pamje që ofron dhe do të ofrojë në 28-29 nëntor shtëpia e flamurit është një gërmadhë. Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi pohon se bashkia nuk mund të ndërhyjë nëse nuk përfundojnë të gjitha procedurat nga institucionet përkatëse.

Recommended