DAP, paralajmëron gjoba të rënda

  • 9 years ago
Drejtoria e të Ardhurave Publike tani ka vendosur t'i dënojë qytetarët që me vite të tëra nuk kanë paguar tatim personal. Sipas numrit një të DAP-it Goran Trajkovskit, dënimet do të jenë prej 500-1000 euro dhe nga ky vit do të startojnë pasi që në 6 vitet e kaluara nuk kanë ndihmuar masat ndërmarra siç është paralajmërimi.
"Këto nëntë mijë janë shembuj eklatantë për mosrespektimin e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave dhe këto 9 mijë janë emra dhe mbiemra të shtetasve tanë që çdo vit harrojnë ta përmbushin detyrimin e tyre. Kjo do të thotë se të gjitha metodat e edukimit, edukimi i drejtpërdrejtë dhe indirekt që shkon nga qendra jonë kontaktuese nuk e dha efektin e duhur dhe ka ardhur koha për zbatimin e masave kundërvajtës", deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i DAP.
Derisa dikush nuk paguante dhe kalonte pa u gjobitur, vitin e kaluar 199 mijë qytetarë e paguan tatimin personal prej të cilëve madje 174 mijë vullnetarisht i lajmëruan të ardhurat në Drejtori. 24 mijë paguan por nuk kanë njoftuar DAP-in. 199 mijë qytetarë realizuan të ardhura bruto prej gati 1 milard e 4 milion euro, prej çka në Arkën shtetërore në emër të tatimit personal u derdhën 99 milion euro. Kjo është 8,5% më shumë krahasuar me vitin 2010. Ndërkaq, këtë vit të ardhura më të larta vjetore lajmëroi personi në Shkup me 2,5 milion euro. Rroga më e lartë bindshëm është në farmaci. Sipas DAP-it në këtë sektor paga më e lartë vjetore e lajmëruar është 1 milion e 700 mijë euro ose 92 mijë euro në muaj.
"Dhe për herë të parë në vitin 2011 në kategorinë e top dhjetëshit na paraqiten inxhinieria dhe industria e mishit si degë industriale në ngritje e sipër me lartësinë e pagave të paguara", tha Goran Trajkovski, drejtor i DAP.
Një rënie të tmerrshme ka tek personat që lajmëruan fitim kapital, përkatësisht sa kanë fituar në bursë. Lojtari më i mirë realizoi 650 mijë euro, ndërsa në vitin 2010 fitimi më i lartë ishte 2,2 milion euro. Pensionisti më i pasur është në Shkup i cili vitin e kaluar realizoi të ardhura plotësuese vjetore prej 1 milion euro, derisa fituesi më i madh në lojën e fatit është në Manastir i cili vitin e kaluar kishte fat dhe fitoi 340 mijë euro. Ndërkaq, prej 199 mijë qytetarëve që paraqitën të ardhura plotësuese përveç rrogës ose pensionit 54 mijë e 400 janë të papunë. Goran Temenugov

Recommended