Qeveria: Shoqëritë aksionare, në bursë

  • 9 years ago
Qeveria ka vendosur të detyrojë me ligj, 539 shoqata aksionare të hyjnë në bursë. Qëllimi, sipas ministrit të Financave, është që firmat, në vend që të kërkojnë kapital të freskët përmes kredive, ta bëjnë këtë edhe përmes shitjes së aksioneve të tyre. Stavreski, tha se kompanitë në Maqedoni ngurrojnë të futen në Bursë, në mënyrë që të mos tregojnë rezultatet financiare dhe pronësinë e tyre. Por, gjithsesi, ligji i ri sipas tij, jo vetëm që do të gjallërojë bursën, por edhe vetë firmat mund të shesin aksionet, si formë për të shlyer kreditë në cdo kohë.
"Në këtë mënyrë, kompania do të zvogëlojë borxhin e saj. Në të njëjtën kohë do të sigurohet kapital dhe do të zvogëlojë ose paguaj kreditë e marra në banka. Dhe në fund, përfitimi i tretë është që do të zvogëlohet kostoja e kredive bankare" , deklaroi Zoran Stavreski, Ministër i financave.
Edhe pse kushtet do thjeshtohen, dhe bashkë me to, edhe shpenzimet e kompanive drejt Komisionit për Letra me Vlerë, në Bursë nuk do të futet cdo firmë.
"Do të merren parasysh disa gjëra. Së pari kapitali apo madhësia e firmës, dhe fuqia e firmës e treta sigurisht se do të merren parasysh edhe treguesit financiarë dhe vetëm firma me rezultate pozitive financiare do të mund të futen në bursë",tha Zoran Stavreski, Ministër i financave.
Stavreski paralajmëroi se edhe pse pas raporteve financiare të kompanive do të qëndrojnë kompani të akredituara auditimi, dhe se kontrolli i kompanisë do të jetë në një nivel më të lartë, vendimi nëse qytetarët do të investojnë paratë në ndonjë aksion, çdo herë do të paraqesë rrezik. Goran Temenugov

Recommended