Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Për telefonat celular nuk do të ketë më kartela anonime me parapagesë. Prej nesër të gjitha numrat me parapagesë do të shiten të mbyllur dhe nuk do të punojnë, për aq kohë sa nuk i jepni të dhënat tuaja personale, operatorit ku keni siguruar numrin me parapagesë. Sipas Agjencisë për Komunikime Elektronike, me këtë masë do t'i jepet fund dukurisë së atyre që deri tani i shfrytëzonin numrat e tillë, për të shqetësuar qytetarët e tjerë.
"Deri tani keni mundur të shkoni në një qosh dhe të blini kartën e celularit, pa asnjë të dhënë tuajën. Në të ardhmen, kjo nuk ka për t'u bërë më. Ju do të merrni kartën jo aktive, dhe që ta aktivizoni, keni një nga tre mënyrat, pikërisht, të paraqiteni në numrin e operatorit dhe të identifikoheni, ose përmes sms-së, ose në Ueb faqen e portalit të njërit prej operatorëve", deklaroi Robert Ordanovski, Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Qytetarët, të cilët në periudhën e ardhshme do të blejnë numra me parapagesë, do të regjistrohen gjatë blerjes së numrit të celularit.
"Numri telefonik që shfrytëzuesit mund t'i regjistrojnë të dhënat personale është 14181", tha Cirill Kafoll, ONE.
"VIP prej nesër do të mundësoj regjistrimin përmes ueb faqes zyrtare,. Përmes SMS-së në numrin 140150 ose në pikat e shitjes", u shpreh Nikolla Lushev, VIP.
Përfaqësuesit e operatorëve celular thonë se nga mesi i vitit të ardshëm, të gjitha të dhënat e azhurnuara do të kalojnë përmes edhe një filtri kontrollues, për saktësinë e tyre.
"Ai sistem që vendosëm, do të bëjë kontrollin. Pjesa e parë nuk do të jetë e mundshme, por në fazën e dytë ne do të kemi të dhëna kontrolluese të dyfishta, dhe do të shohim se jo vetëm të dhënat, por edhe numrat amë dhe adresat do të vendosen në regjistrin tonë, ku do të shihet se ai që e ka bërë keqpërdorime, nuk do të mund të ketë dy kartela në dy adresa, dhe me numër të ndryshëm amze", theksoi Zharko Llukovski, T- Mobile.
Të gjithë shfrytëzuesit e numrave celularë me parapagesë, që deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm nuk do t'i ofrojnë operatorit, të dhënat e tyre, do të hiqen nga qarkullimi. Verica Pavlloska

Category

📺
TV
Comments

Recommended