Abdilaqim Ademi, kryetar i shtabit zgjedhorë të BDI-së

  • 9 years ago
Abdilaqim Ademi është zgjedhur kryetar i shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mars të vitit 2013. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku u bisedua edhe për caktimin e organeve tjera të shtabit zgjedhor si dhe përpilimin e agjendës gjegjësisht temave që do zhvillohen gjatë takimeve të funksionarëve të BDI-së me qytetarët, në prag të zgjedhjeve lokale. Sipas Artan Grubit, në mbledhjen e sotme nuk pritet të bisedohet për caktimin e kandidatëve për kryetarë komunash.
"Po diskutohet rreth formimit të shtabit zgjedhorë partiak për zgjedhjet lokale të Marsit të vitit 2013,si dhe temë e dytë e takimit të sotëm është përpilimi I agjendës dhe definimi I temave që do I kemi gjatë takimeve të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim me qytetarët në të gjitha komunat e republikës së Maqedonisë" Artan Grubi, BDI. Alsat-M

Recommended