Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Për 3 vjet, vetëm 7 kompani vendase kanë zbatuar standardet hallall në punën e tyre. Edhe pse qytetarët kërkojnë të blejnë ushqim me standarde të tilla, kompanitë vendase akoma hamenden se a duhet t'i inkorporojnë këto standarde në aktivitetin e tyre.
"Tek ne dominojnë kompanitë e industrisë ushqimore dhe ato kanë zbatuar standardin e produkteve të mishit", deklaroi Emilia Todorovska, Oda ekonomike.
Edhe nga Bashkësia Fetare Islame që japin këto standarde, pranojnë se kompanitë e anashkalojnë implementimin e tyre, për shkak të përfitimeve.
"Po si mysliman për mua është pak e vështirë që të gjej ushqim me standarde hallall nëpër marketet e mëdha. Ne si BFI tanimë disa vite kemi punuar dhe kemi dhënë shumë informata që prodhuesit tanë të fillojnë dhe ta zbatojnë këtë standard. Ka prodhime me shenjën hallal, por ata janë të pakta", deklaroi Driton Dikena, Bashkësia Fetare Islame.
Agjencia që jep certifikatat e standardeve, thotë se Maqedonia ka kapacitete për prodhimin e erëzave, frutave dhe perimeve, si dhe për turizmin hallall për të huajt. Ndërkaq, Kroacia e cila filloi shumë më vonë nga Maqedonia zbatimin e këtij standardi, ka madje 50 kompani me certifikatë, të cilat përfitojnë nga shitja e produkteve 'hallall'. Bosnja ka 47 kompani që kanë certifikatë të tillë! Për të pasur këtë certifikatë, kompanitë duhet të aplikojnë së pari për standardet HASSAP ose ISO, si dhe të investojnë 500-5000 euro për ruajtjen në kushte më të volitshme të ushqimit. Në botë, tregu 'hallall' kap një vlerë prej 650 miliardë dollarësh, në rritje, sepse rreth 800 milion myslimanë konsumojnë çdo ditë ushqime të tilla. Ushqimi prodhohet pa konservues, pa aditivë dhe nuk përmban alkool ose substanca që islami i ndalon. Verica Pavlloska

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended