Ceremonia për fëmijët, Liri Berisha refuzon puthjen e te ftuarit

  • 9 years ago
Është çelur sot ankandi i fondacionit "Fëmijët shqiptarë", i drejtuar nga Liri Berisha. Në një ceremoni të organizuar në Hotel Sheraton, vihej re prezenca e mjaft biznesmenëve të njohur në vend, të cilët ishin edhe pjesëmarrës në ankandin për grumbullimin e fondeve në ndihmë të fëmijëve autikë në Shqipëri. Ajo që nuk kaloi pa u komentuar ka qenë fakti se zonja Liri Berisha, ka refuzuar të puthë menaxherin e fondacionit të fëmijëve me qendër në SHBA, zotin Herman Sullivan, një shtetas afro-amerikan. Nuk dihet nëse ngjyra e tij e lëkurës ka qene shkaku që zonja Liri Berisha nuk ka dashur të përqafoje zotin Herman Zullivan, apo ndoshta për shkak të grimit, që në një rast të tillë ka qenë pak më i "tepruar" se zakonisht.

Recommended