Cërvenkovski kritikon Ahmetin për statusin e UÇK-së

  • 9 years ago
Votëbesimi i Qeverisë nuk ishte hap i gabuar dhe vonuar ka deklaruar lideri i opozitës Branko Cërvenkovski në emisionin 'Rruga drejt...' në Alsat-M. Arsyetimi i tij i vetëm pse i dhanë përkrahje ligjit të branitellave, propozuar nga VMRO DPMNE-ja është qëndrimi i tyre parimor që nga viti 2008, edhe pse me këtë hap të tyre kontribuuan në mënyrë plotësuese që partitë politike të ndahen në baza etnike, partitë e bllokut maqedonas dhe atij shqiptar.
"Saktë, për shkak se është parimore. Në vitin 2008 ne e votuam ligjin e branitellave që ishte propozuar në bazë të nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët. Atëherë kemi menduar se duhet të zgjidhet kjo çështje edhe tash mendojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet", u shpreh Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Dhe ajo të jetë e njëanshme të mos zgjidhet statusi i të tjerëve që ishin pjesë konfliktit të vitit 2001?
"Mendoni për luftëtarët e UÇK-së? Kjo është pyetje korrekte, parashtrojeni. Ja do tu përgjigjem. Unë mendoj se nuk duhej dhe nuk duhet me ligj të zgjidhet statusi i luftëtarëve të UÇK-së dhe do tu tregoj menjëherë përse. Nëse para katër vitesh, janë ulur Ahmeti dhe Gruevski që të merren vesh për koalicionin dhe Ahmeti, komandanti i UÇK-së dhe BDI si parti e dalë nga UÇK-ja, kanë vlerësuar se që të bëhet Qeveria nuk duhet të zgjidhet statusi i luftëtarëve të UÇK-së, çka pritni ju, ne të bëhemi më katolikë se Papa? Prisni që ndokush tjetër më tepër të kujdeset për statusin e atyre njerëzve që kanë qenë nën komandën e Ali Ahmetit dhe komandantëve të UÇK-së. Nëse BDI-ja ka vlerësuar se nuk duhet të sillet ligj me të cilin do të rregullohen të drejtat e luftëtarëve të UÇK-së, LSDM-ja apo ndonjë parti tjetër opozitare ta bëjë atë? Cila është logjika?, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski paralajmëroi se më 28 tetor në Shkup, opozita do të mbajë mitingun më të madh ndonjëherë, ku edhe do ti bëjë publike emrat e kandidatëve për kryetar të Komunave të Shkupit dhe vet qytetit të Shkupit.

A janë zgjedhjet e ardhshme lokale referendum edhe për Branko Cërvenkovskin?
"Lojtar i imët jam unë, jam vetëm një individ që në cilët do zgjedhje në referendum të vendoset për mua. Edhe më tepër që rezultati i atij referendumi ashtu siç e quani e kam thënë disa vite me radhë në emisionet tuaja. Unë nuk pretendoj në asnjë funksion shtetëror, nuk do të jem kandidat në asnjë listë as për zgjedhje lokal si dhe parlamentare", theksoi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Ndoshta dëshironi të mbeteni përjetësisht lider i opozitës, partisë tuaj?
"Aq më pak dua të jem lider i përjetshëm i opozitës, në fakt jo opozitës pasi LSDM-ja dua të jetë pushtet. Mos u brengosni. Absolutisht nuk kam kurrfarë qëllimi tjetër, përpos mandatin e kryetarit të partisë më përfundon në maj, atëherë është kongresi kur do të zgjidhet kryesi e re, do ti kemi rezultatet e zgjedhjeve lokale ndoshta edhe nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të saj do të zgjidhet udhëheqësia e re e partisë", u përgjigj Brank...

Recommended