Ministri i bujqësisë Lubço Dimovski thotë se nuk ka shtrenjtim të çmimit të bukët. Ai konfirmoi sot se shteti ka sasi të mjaftueshme gruri për të përmbushur nevojat e tregut dhe pikërisht për këtë, buka do të mbetet në të njëjtin çmim. Dimovski thotë se nga prodhimi vendor u blenë 150 mijë ton grurë.
"Nëse bëhet fjalë për lartësinë e çmimit të grurit mendoj se sektori i mullixhinjve dhe furrave nuk ka argumente të mjaftueshme për rritjen e çmimit të bukës, kurse për produkte të tjera të bukës, si simitet, nuk do ta diskutoja! Për grurin mendoj se, ashtu siç u arrit marrëveshja para disa muajve në takimin e përbashkët mes prodhuesve të grurit dhe sektorit të mullixhinjve dhe furrave se çmimi është real dhe lartësia e atij çmimi, nuk ka për ta prekur aspak çmimin e bukës", u shpreh Lubço Dimovski, ministër i bujqësisë.
Dimovski, së bashkë me zv/kryeministrin për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski u lavdërua se gjatë 5 viteve të ardhshme, shteti do të japë 700 milion euro për subvencione. Fondet, për programin e ri pesë vjeçar, do të ndahen për rritjen dhe mbështetjen e prodhimit, për përmirësimin e cilësisë së kulturave bujqësore si dhe për zhvillimin e infrastrukturës në fshatra. Ndërsa me shpërndarjen e re nëpër degët e caktuara, do të duhet të ketë prodhime me vlerë më të madhe të shtuar.
"Qëllimi është që shkalla e produktivitetit të rritet, dhe bujqësia të jetë degë e rëndësishme me pjesëmarrjen më të madhe në TVSH. Vet procesi i miratimit të këtij programi është i rëndësishëm", tha Vlladimir Peshevski, zv/kryeministër për çështje ekonomike.
Peshevski thotë se kërkesat e fermerëve dhe të mullixhinjve rreth barazimit të tatimit të vlerës së shtuar, nuk ka për t'u shqyrtuar edhe për ca kohë. Verica Pavllovska
Comments