Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Art edhe nën ujë. Artisti dhe palombari britanik Xhejsën Tejlër, këto ditë e promovoi galerinë e tij me skulptura. Ekspozita nuk do të kishte diçka të pazakontë, por kësaj here, galeria artistike ishte vendosur dhjetëra metra nën sipërfaqen e Detit të Karaibeve. Të gjitha skulpturat janë origjinale, siç është edhe vetë ideja, thotë Tejlër.
"Unë punova gjithsej 65 skulptura. Secila prej tyre ka emrin dhe kuptimin e vet. Skulptura ime e preferuar është rrethi i fëmijëve, që përbëhet nga 26 figura fëmijësh të racave dhe besimeve të ndryshme", tha Xhejsën Tejlër, artist.
Ideja e projektit daton ida vjet më parë, tregon Tejlër, i cili zbulon se dëshira e tij ka qenë të bashkojë natyrën me artin krijues nga mendja e njeriut.
"Sikurse edhe kam pritur, skulpturat që janë vendosur para disa vitesh, tashmë po përshtaten me ambientin. Disa prej tyre janë mbuluar pjesërisht me rërë, kurse të tjerat kanë marrë zbukurime korale. Ky është një shembull se si natyra dhe arti mund të bashkëjetojnë", u shpreh Xhejsën Tejlër, artist.
Gjatë kohës që përpunoheshin skulpturat. paralelisht kryhej edhe pastrimi i fundit të detit. Projekti zgjati rreth dy vjet e gjysmë. Tani, kur gjithçka ka përfunduar, Tejlër mund të jetë i kënaqur me punën e bërë pasi shkëmbin e tij koral e vizitojnë çdo ditë, qindra turistë nga e gjithë bota. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended