Kompania MEPSO instaloi 8 siguresa të reja në nivel të tensionit 400 kilo-voltësh në transformatorët: Dubrovë, Shkupi 4 dhe Manastir 2. Për këtë qëllim, kompania ka shpenzuar 1 milionë euro. Një pjesë e mjeteve janë siguruar përmes kredisë nga Banka Botërore, ndërsa mjetet e tjera nga kompania MEPSO dhe nga strategjia energjetike e qeverisë. Me këtë investim, përjashtohet mundësia për defekte para fillimit të sezonit të ngrohjes, kur rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Siguresat, sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, nuk janë ndërruar prej 20 vjetësh, kurse pas këtij zëvendësimi, shërbimi i parë do të duhet të bëhet madje edhe pas 15 viteve, përkatësisht pas 10 mijë operacioneve të kryera.
"Ky transformator është i një rëndësie të madhe për qytetin e Shkupit, sepse mbi 60 për qind e energjisë për qytetin kalon nëpërmjet tij dhe është i lidhur përmes sistemin elektro-përçues me transformatorin Dubrovë dhe me largpërçuesin Shkup-Selanik, përkatësisht nëpërmjet transformatorit 5 është i lidhur me sistemin e elektro-përçimit të Serbisë. Me futjen e kësaj teknologjie të re, do të rritet besueshmëria e këtyre siguresave që janë të një rëndësie të posaçme, kurse do të zvogëlohen edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e këtij lloji të siguresave, pasi që mirëmbajtja e tyre është 15 vjet pas instalimit të tyre, do të thotë, po i zvogëlojmë dhe i minimizojmë shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre". Dejan Boshkovskim drejtor i MEPSO-s. Alsat-M
Comments