Gara e tolerancës krijon mostolerancë

  • 9 years ago
Dy klubet shqiptare të çiklizmit 'Teuta' nga Kumanova dhe 'Ciklon' nga Tetova, kanë reaguar ndaj Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë e cila nuk i ka përfillur klubet shqiptare për mbajtjen e maratonës në biçiklizëm të "Paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës". Përfaqësues të këtyre klubeve shqiptare kanë kërkuar që kjo maratonë të mos mbahet pasi që sipas tyre karakteri dhe qëllimi për tolerancë dhe bashkëjetesë aspak nuk ka të bëjë me realitetin kur dihet se në këtë federatë nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë. Madje klubet 'Teuta' dhe 'Ciklon', kanë kërkuar që komunat shqiptare të mos e përkrahin këtë maratonë dhe njëkohësisht janë shprehur se do të bëjnë ç`mos që të ndalojnë mbajtjen e së njëjtës.
"Organizohet një garë gjoja se për tolerancë ndëretnike dhe apo në kontekst të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sepse jo-zyrtarisht ashtu e morëm vesh, dhe këtu shqiptarët janë venduar në një pozitë të aktit të kryer dhe vetëm duhet të participojm si faktor I fundit dhe nuk pyetemi. Ne duhet të përfillemi sepse për tolerancë ndëretnike edhe ne kemi çka të tregojmë", deklaroi Jusuf Lazami, drejtues i klubit 'Ciklon' Tetovë.
"Jemi shumë të revoltuar nga një informatë që na erdhi nga federate dhe çiklistët të cilët janë duke e përgatitur ata maqedonas për të marrë pjesë në kryeqendrën shqiptare ku pretendohet të niset një garë me një qëllim bashkëjetese e financuar nga një fondacion I ndryshëm ku nuk I kemi të qarta gjithë këta punë, po dikush do të bëj bashkëjetesë përmes një gare që do niset nga Tetova deri në Gostivar por kjo garë nuk ka të bëj me bashkëjetesë por me interesa të ndryshme të ultranacionalistëve maqedonas", tha Bashkim Qerimi, drejtues I klubit 'Teuta'-Kumanovë.
Nga Komuna e Tetovës, shkurtazi janë shprehur se në këtë garë as nuk janë bashkë-organizator dhe as janë përkrahës të saj, ndërsa ligjërisht nuk kanë të drejtë të ndalojnë një garë të organizuar nga institucioni gjegjës. Përndryshe të dielën me fillim në ora 14, pritet të mbahet gara nën moton për bashkëjetesë dhe tolerancë, e cila do të fillojë nga Tetova dhe do të përfundojë në Gostivar. Bashkim Sulejmani

Recommended