Kaos në stacionin e autobusëve në Tetovë. Kompanitë e autobusëve po i vjedhin udhëtarët dhe prandaj thuajse askush nuk niset në kohë. Qëllimisht vonohet që të merret një udhëtarë më shumë, kurse të mos i lihet tjetrit, autobusit konkurrues. Qytetarët vonojnë në punë. Voziten sikurse në konservë, kurse autobusët ndalen edhe në stacione ilegale. Nga Ministria e Transportit thonë se do të gjobisin. Në kuadër të emisionit "Magazina Ekonomike" do të flasim edhe për arin. Temë që ne kemi trajtuar, por kësaj radhe nga një aspekt tjetër. Banka Popullore paralajmëron se do të fillojë blerjen e arit të prodhuar në Maqedoni. Po shqyrtohet edhe mundësia që qytetarët të mund të blejnë shufra ari.
Comments