Berisha: Siguria e grevës nuk ishte në lartesine e duhur, Bejko duhej te mbrohej

  • 9 years ago
Kryeministri Berisha foli gjatë ditës së sotme edhe për djegien e grevistit të dytë nga shtresa e ish të burgosurve politikë. Ai tha se i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, që të kujdeset për ta dhe se sipas tij ky është qëndrimi i mbajtur ndaj grevës. Kryeministri tha se siguria në tentativën e dytë që vjen nga grevistët për tu vetëflijuar, nuk ishte në lartësinë e duhur. Kryeministri nuk specifikoi qartë se ndaj kujt bie kjo përgjegjësi, por theksoi se do të vihen para përgjegjësisë.

Recommended