Qeveria ka vendosur me një akt normativ që të mbajë paratë e gjithë bashkive në mënyrë që të shlyejë kompaninë CEZ për borxhet e prapambetura. Një akti normativ kundërshtohet në mënyrë të prerë dhe cilësohet absurd nga kryebashkiakët e majtë.Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe në përgjigje të këtij akti mbylli sot dyert e bashkisë për të gjithë punonjësit dhe qytetarët. Në një prononcim telefonik për TV A1 Report, Jaçe shpreh shqetësimin sepse qeveria ka hequr grantin për pjesën e mbetur të vitit për këtë bashki ç'ka do të thotë se nuk do të mund të ketë shërbime në çerdhe, kopshte, por dhe nuk ka fonde për të paguar këshilltarët.