Vazhdimi i seancës së Komisionit për punë dhe politikë sociale ku debatohet rreth propozim ligjit për Branitellat, sipas opozitës vërteton tezën e ekzistimit të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit për rritjen e rejtingut të tyre pa mbajtur llogari për dëmin që u shkaktojnë marrëdhënieve ndëretnike në vend. Edhe debati i sotëm ka vazhduar me Talat Xhaferin i cili ka marrë fjalën që me 5 shtator. Ai edhe sot ka vazhduar me avazin e vjetër, gjegjësisht me prezantimin e sllajdeve.
"Është e palogjikshme se si VMRO-DPMNE dhe BDI arritën që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ti ruajtur kolltukët e tyre dhe ndërkohë nuk mund të gjejnë zgjidhje për problemet të cilat vetë i krijuan. Opinioni po pret, kur tanimë është e qartë se ekziston marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, kur koalicioni haptas demonstroi unitet, të ndërpritet nënçmimi i institucioneve shtetërore në dëm të qytetarëve. Zoti Gruevski e Ahmeti, pas demonstrimit publik gjatë votimit të votëbesimit të qeverisë , qytetarët presin që të njëjtin kapacitet shfrytëzoni për zgjidhjen e problemeve të cilat ua krijuat qytetarëve", tha Andre Petrov, LSDM.
"Mendoj se edhe nga iniciativa nga votëbesimi i qeverisë ne si opozitë arritëm që opinionit t'ia bëjmë me dije se bëhet fjalë për një marrëveshje klasike. Marrëveshja është e qartë, njëra palë, flas për VMRO-DPMNE-në, sikur dëshiron të miratojnë ligjin për Branitellat dhe pala tjetër BDI-ja sikur e pengon atë në Kuvendin e RM-së. Krejt kjo me të vetmin qëllim para zgjedhjeve ta rrisin rejtingun, gjithsesi në dëm të marrëdhënieve ndëretnike në RM", u shpreh Goran Misovski, PRSD.
Por nga VMRO-DPPMNE deklaratën e Petrovit e vlerësojnë si vazhdmiësi e konferencës për shtyp të Branko Cërvenkovskit. Kjo sipas VMRO-së dëshmon se LSDM-së i mungojnë idetë dhe fryma e re për çështjet serioze. VMRO-ja thotë se qëndrimet e saj për këtë çështje i ka të njohura ndërsa kërkon nga LSDM-ja që të përqendrohet në aspektet që janë parësore për vendin.
Nga ana tjetër lidhur me vazhdimin e sotëm të seancën së komisionit për punë dhe politikë sociale kanë reaguar edhe partitë tjera opozitare. Për RDK-në sipas deputeti të saj Izet Zeqiri, është i paqartë pozicioni i BDI-së, pas diskutimit injorues dhe mohues të kryeministri Gruevski, ndaj kërkesave të shqiptarëve. Sipas Zeqirit kjo flet për pozicionin inferior dhe pafuqinë politike të BDI-së.
"Ajo me vazhdimin e Komisionit ku Talat Xhaferri vazhdon me heshtje, pranon se ka votuar gabimisht për mocionin e qeverisë dhe ka përkrahur qeverinë e Gruevskit që vë në pah se gjithë kjo është lojë politike vetëm për ta rritur rejtingun politikë. Është e papranueshme se BDI-ja nuk përfaqëson vetëm vetën por përfaqëson shqiptarët dhe ën vend të pozicionit të fortë politikë ajo po vazhdon me pozicione procedurale të ndalë ligjin e branitellave. BDI-ja është dashur të voton kundër qeverisë dhe të ripozicionon pozitën e vetë në një marrëveshje të ardhshme me mandatarin në të cilën do të merrej vesh për të gjitha këto probl...
Comments