Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pasi i shpëtuan votëbesimit të Qeverisë, partnerët e koalicionit qeveritar VMRO DPMNE -- BDI po shqyrtojnë mundësinë e rotacionit të ministrave. Nëpërmjet këtij rikonstruimi të kabinetit të Gruevskit, partnerët e koalicionit do të tentojnë të tejkalojnë dallimet që janë shfaqur mes tyre, për sa i përket përkuljes së ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi para dëshmorëve të UÇK-së, propozim ligjit të branitellave, riemërtimit të shkollave në Çair dhe mbylljen e paraleleve të nxënësve shqiptarë. Cilat ministri do të lë BDI dhe cilat do të jenë dikasteret e reja që do të drejtojnë kuadro të kësaj partie do të dihet më së voni në fillim të dhjetorit. Por një është e sigurt se Ministria e Ekonomisë do të zëvendësohet me atë të arsimit, me çka një nga problemet dhe dallimet e mëdha që ekzistojnë mes partnerëve të koalicionit, riemërtimi i shkollave do të mbyllet pa ndonjë bujë të madhe.
Në kuluaret partiake përmenden edhe opsione të shumta sa i përket ndërrimit të ministrive. Nuk përjashtohet mundësia që BDI të lë edhe ministrin e pushtetit lokal, kjo vetëm nëse Nevzat Bejta të jetë kandidat i partisë për kryetar të Gostivarit, e njëjta vlen edhe për postin e zv/ kryeministrit për integrime Teuta Arifi e cila disa herë është theksuar si kandidate e mundshme e partisë për kryetare të Tetovës në zgjedhjet e marsit.
VMRO DPMNE nga ana tjetër kërkesë kryesore ka heqjen e Fatmir Besimit nga MO gjegjësisht kjo ministri t'i takojë partisë së Gruevskit. Por një gjë e tillë është e mundur siç thonë burime nga partia e Ahmetit vetëm nëse BDI merr nën drejtim Ministrinë e Punëve të brendshme ose atë të Financave. Përndryshe Fatmir Besimi nuk lëviz nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Nëse partnerët e koalicionit merren vesh për këto rokada atëherë është e sigurt se do të pësojnë edhe postet e disa zv/ ministrave. Shkëlzen Aqifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended