Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Akoma mbetet i paqartë fati i Enciklopedisë kontestuese të Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve. Kryetar i këtij Institucioni Vllado Kamobvski tha se Këshilli leksikografik i udhëhequr nga akademiku Mitko Maxhunkov deri më sot nuk ka raportuar dhe nuk ka dhënë ndonjë propozim rreth hapave që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Kombovksi tha se nuk janë shqyrtuar as mundësitë për korrigjimin e pjesëve problematike apo përpilimin e një enciklopedie të re në kuadër të strategjisë së kulturës për vitin 2012-2017 për të cilën diskutoi sot me Ministren e Kulturës.
"Këshilli i qendrës leksikografike dhe redaksia po e shqyrtojnë akoma, ne si Kryesi duhet të marrim raport për atë se çfarë duhet të bëjmë dhe këtu më kompetent është akademiku Maxhunkov, por akoma nuk kemi marrë as raport, as propozim apo mendimin e tyre se çfarë do të bëhet më tej. Strategjia nuk flet për projekte konkrete në atë pjesë, flet për institucione, për prioritet rreth hulumtimeve në fusha të caktuara", deklaroi Vllado Kambovski, Kryetar i AMSHA.
Ndërsa sa i përket strategjisë së kulturës për periudhën e ardhshme 5 vjeçare, Kambovski theksoi se është me rëndësi që ky dokument të mos mbetet nën hijen e përplasjeve politike e partiake, por të reflektojë shoqërinë shumë kulturore, nacionale dhe konfesionale të Maqedonisë.
"Ne patëm më shumë vërejtje konkrete që kanë të bëjnë me çështjet e multikulturalizmit, ndërkulturalizmit, ndikimin dhe pozitën edhe të gjuhës dhe kulturës maqedonase, në bashkëveprim dhe të gërshetuar me kulturat e tjera në një truall e cila ndër shekuj është zhvilluar si vend multikulturor. Ne kemi trashëgimi shumë kulturore jo vetëm maqedonase, trualli ynë është shumë i pasur me të gjitha kulturat dhe ndikimet e kombeve, bashkësive etnike që kanë jetuar në këtë vend", u shpreh Vllado Kambovski, Kryetar i AMSHA.
Ministrja e Kulturës nga ana tjetër tha se gjatë përpilimit të këtij dokumenti është kërkuar pëlqimi i rreth 150 subjekteve kulturore në vend, përfshirë edhe institucioneve shqiptare.
"Dokumenti i është dërguar të gjitha institucioneve tona kulturore, OJQ-ve, shoqatave qytetare, skenave të pavarur kulturore, Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve si shtëpia më e lartë shkencore, pra propozim strategjia i është dërguar 150 subjekteve dhe gjithashtu gjendet në ueb faqen e Ministrisë", theksoi Elizabeta Kançeska Milevska, Ministre e Kulturës.
Strategjia sipas Milevskës dhe Kambovskit nuk përfshinë projekte konkrete por flasin për prioritet e institucioneve në drejtim të hulumtimeve të ndryshme, edhe pse ndër to theksuan kodifikimin e letërsisë së gjuhës maqedonase dhe gramatikës. Strategjia e kulturës 2012-2017 fillimisht duhet të miratohet në qeveri dhe më pas të kalojë në procedurë parlamentare. Semra Jakupi

Category

📺
TV

Recommended