Ina Ndreca, bashkëshortja e Gjergj Ndrecës i cili tentoi të vetëflijohej duke u djegur me benzinë tregon momentet e tmerrit të mësuara nga tv.
"Nëpërmjet mediave , e pashë në televizion, u shokuam , për ne është një traum e madhe"- thotë Ina. Ajo shton se gjëndja shëndetësore e mbetet e rëndë. "Ka më shumë djegie të jashtme, por ka probleme të brendshme". Ina mama e 4 fëmijëve, thotë se pati komunikuar me Gjergjin para se të bënte aktin e vetëflijimit dhe i kishte kërkuar që ti dërgonin djalin. "Ia cova djalin, gjendja e tij ka qenë shumë e stresuar. Ç'të them Gjergji është shumë impulsiv nuk jap dot shpjegime, por që për ne është traum e madhe për femijët më shumë, duhet të kishte menduar më shumë për fëmijët. I pyetur nëse mbështet bashkëshortin shkruan "Normale që e mbështesim se ja dimë vuajtjet por këto nuk ia falim që shkoi deri në vetflijim."
Ajo i bën apel shtetit për ti ndihmuar dhe për të vënë dorën në zemër për këtë shtresë.