Edhe një tjetër marrëzi që të lë pa frymë, nga iluzionisti Dejvid Blejn. Kësaj radhe, ai vendosi që të bëj një numër të pazakonshëm dhe shumë të rrezikshëm. Ai veshi rroba metalike dhe u lidh në një qark elektrik. Ai e filloi numrin mbrëmë në Nju Jork, i cili do të zgjasë 72 orë. Ai thotë se nëpër trupin e tij kalon tension prej 1 milion voltësh. Disa nga vizitorët e pranishëm konsiderojnë se Blejn është iluzionisti më i suksesshëm i ditëve të sotme, por ka edhe nga ata që nuk besojnë aspak se në trupin e iluzionistit do të kalojë rrymë.
"Kjo është e pamundur. Akush nuk mund t'i mbijetojë një tensioni prej 1 milion voltësh, vetëm nëse nuk ai nuk është i vogël, siç nga ato që kemi përdorur në eksperimentet e fizikës", u shpreh Arçi Plomimo, vizitor.
"Vërtet, nuk di çfarë të them. Nuk jam e sigurt se ai po e ndjen vërtetë tensionin, besoj se mund ta prekësh lirisht me dorë, e të të mos ndodh asgjë, nuk besoj se ka rrymë", u shpreh një vizitore.
Që shfaqja të duket më autentike, mjeku i Blejnit qëndron pranë tij, dhe konfirmon se rreziku më i madh për shëndetin e iluzionistit është përqendrimi i lartë i gazrave helmuese që krijohen nën ndikimin e tensionit të lartë. Sponsor i këtij numri iluzioni është kompania amerikane Inter, që në këtë mënyrë dëshironte të promovonte brezin e ri të kompjuterëve transmetues që shfrytëzojnë procesorët e tyre. Petar Bllazhevski
Comments