TIRANE- Ministri i Jashtëm Edmond Panariti deklaron se mes Greqisë dhe Shqipërisë do të nisin negociata të reja për demilitimin e kufijve detarë.
Deklarata është bërë nga ministri Panariti gjatë një prononcimi për gazetarët menjëherë pas takimit të asamblesë parlamentare të OSBE-së. Panariti shtoi se ky qëndrim i është bërë i qartë dhe ministrit të Jashtëm grek Avramopulos, gjatë vizitës zyrtare që u zhvillua më 3 tetor në Athinë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments