Rrëfimi i Laert Vasilit: Grekët ekstremistë donin të më vrisnin

  • 9 years ago
Mbrëmjen e 4 tetorit, teatri "Hitrio" në qendër të Athinës , ku regjisori me origjinë shqiptare Laert Vasili do të vinte në skenë premierën teatrale "Corpus Chris" ishte si në shtetrrethim Rreth 30 protestues të "Agimit të Artë" protestonin ndaj regjisorit shqiptar Laert Vasili dhe trupës teatrale duke i kërcënuar deri në vdekje dhe me thirrje "Shqiptarë do tju bëjmë varrin". Në një bisedë telefonike ekskluzive për TV A1 Report Vasili rrëfeu kërcënimet deri me jetë të protestueve dhe sesi është dashur policia të ndërhyjë për të qetësuar situatën e tensionuar, e cila kishte zgjatur për rreth 14 orë.

Recommended